Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lajmet e këqija s’kanë të ndalur për Milanin, ja sa do të mungojë Thiaw

Gazeta10
29 November 2023 - 15:57

Humbja me Dortmundin ka lënë Milanin me një këmbë jashtë Champions League, teksa trajneri Stefano Pioli do të duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet e shpeshta.

Kështu mbrëmjen e të martës u ndal mbrojtëzi gjerman Thiaw, i cili shfaqi një problem muskulor dhe paraprakisht dyshohet se do t’i duhen disa javë për t’u rikuperuar.

Thiaw është qendërmbrojtësi i pestë i Milanit që dëmtohet, nga 6 të tillë që Pioli ka në dispozicion, pasi më herët janë ndalur Caldara, Kalulu, Kjaer e Pellegrino, të cilët pritet të rikthehen mes dhjetorit dhe marsit.

Qendërmbrojtësi gjerman ka kryer mëngjesin e sotëm vizitat mjekësore dhe sipas rezultateve do të qëndroj jashtë fushave për dy muaj. Thiaw do të kryej teste të tjera ditët në vijim, por ajo që është e sigurt është se ky vit për gjermanin ka mbaruar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.