
Natën e mbrëmshme Prishtina dhe i gjithë vendi u trondit nga dy vrasjet që ndodhën brenda pak orësh.
Bashkëshortja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit, Liridona Murseli mbeti e vrarë pas të shtënave në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe me pas shtënë me armë duke lënë të vdekur 33 vjeçaren.
Në bazë të detaje të reja që janë zbuluar, dyshohet se kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur, që ua kanë zënë pritën me veturë familjes Murseli.
Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.
Kjo ngjarje tronditi gjithë familjen Murseli dhe hetimet tashmë kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.
Vrasja tjetër ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia’ ku 52 vjeçari mbeti i vrarë pasi u therë për vdekje nga dhëndri i tij 29 vjeçar, Edon Bujupi i cili është ende në arrati.
Nga Policia janë deklaruar lidhur me rastin dhe kanë thënë se viktima është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve nga goditjet me thikë dhe vdiq.
Ende nuk dihen motivet që shtynë drejt kësaj ngjarjeje tragjike, pasi i dyshuari dhe viktima kishin lidhje familjare, dhëndër dhe vjehërr./Gazeta10