Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria zgjat për 15 ditë afatin për riregjistrimin e veturave nga ilegale në RKS

Gazeta10
30 November 2023 - 16:37

Qeveria ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve që kanë targa ilegale.

Ky afat është zgjatur deri më 15 dhjetor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.