Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përurohet objektin i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

Gazeta10
30 November 2023 - 19:23

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Senegal, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar.

Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të Misioneve Diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar.

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, Ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.