
Gazetari, Naim Sadiku duke diskutuar mbi vrasjet dhe plaçkitjet e fundit ka thënë se 90% të krimeve kryhen nga ata që kanë të kaluar kriminale.
“Edhe një prej vrasjeve që ndodhi mbrëmë kishte të kaluar kriminale. 90% të krimeve kryhen nga ata që kanë të kaluar kriminale dhe janë lënë të lirë dhe me dënime të ulëta.
Sadiku tutje në “Politiko” ka fajësuar gjykatat që ndodhë që për një rast për shembull të grabitjes kemi raste kur dikush dënohet 7 vite e dikush 2 vite.
“Një pjesë të përgjegjësisë e kanë sigurisht gjykatat që i shqiptojnë këto dënime dhe prokuroria në mos përgatitjen e aktakuzave”, tha Sadiku. /Gazeta10/