Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Hiqe maskën se të njoh’ – Çka po spekulohet se e ndjera i tha mbrëmë vrasësit gjatë plaçkitjes?

Gazeta10
30 November 2023 - 22:35

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur në “Politiko” edhe për rastin e vrasjes së mbrëmshme ku u vra gruaja e ish këshilltarit të ish presidentit Behgjet Pacolli.

Elezi ka thënë se ka dyshime që gruaja e vrarë i kishte thënë plaçkitësve  ‘Hiqe maskën se të njoh’ dhe nëse kjo ka qenë e vërtetë atëherë mund të këtë ndodhur vrasja që të mos identifikohet.

Ai tutje në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Kanal10 ka deklaruar që nuk ka parë më herët në Kosovë një rast të tillë.

“Policia e Kosovës duhet të orientojë hetimet në dy, tre pista: E para, në një vrasje të organizuar, e dyta, vrasje gjatë plaçkitjes dhe e treta mundësia e një vrasje që ka të bëjë me krejt diçka tjetër”, tha Elezi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.