
Ministrja e Drejtësisë ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit dhe të dyshuarit për vrasje ndaj saj.
Haxhiu tha se vlerëson lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë duke theksuar se kriminelët do të përballen me drejtësinë.
Postimi i plotë:
Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.