
Pas arrestimit të të dyshuarve, në media po raportohet që tashmë Naim Murseli ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij, por kjo ende nuk është konfirmuar nga organet e rendit.
Naimi, i kishte dërguar edhe lule gruas së tij, tashmë të ndjerës, Liridona Murselit, vrasjen e së cilës dyshohet se e kishte paguar me para tek bashkëfshatari i tij, Granit Plava.