Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Mbrojtjes e konfirmon se një pjesëtarë i saj është arrestuar për rasti e Liridona Murselit

Gazeta10
01 December 2023 - 22:47

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar se është arrestuar një pjesëtarë i FSK-së në rastin e vrasjes së Liridona Murselit, raporton Gazeta10.

Njoftimi i plotë:

 Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim! /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.