Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetari i Preshevës, Arifi: Himnin serb në shkolla e bojkotojmë, imponimi i tij është nacionalizëm ekstrem (VIDEO)

Gazeta10
08 September 2022 - 8:18

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë ka folur për temën e intonimit serb në Luginën e Preshevës për të cilin ka thënë se bojkotohet, raporton Gazeta10.

Arifi ka thënë se një kërkesë e tillë vjen tash e sa vite nga Serbia dhe për këtë janë ankuar.

“E vërteta është që Serbia nëpërmjet Ministrisë së Arsimit cdo vjet në fakt jep urdhër drejtorive të shkollave në tërë Sërbinë por sidomos edhe tek ne që të intonohet himni serb. Kjo është një gjë për të cilën tash e sa vite jemi ankuar”, ka thënë Arifi.

Tutje, ai ka thënë se bojktotimi i himnit serb në shkollat në Preshevë as që diskutohet por shpreh habinë me një kërkesë të tillë.

“Ne në shkollat tona e bojkotojmë kjo as nuk është pyetje por të imponohet një gjë e tillë është vazhdimësi e një nacionalistit ekstrem nacionalist i cili nuk ka kurrënjifar ndjenje të një kulture europiane”, ka thënë tutje Arifi.  / Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=kQmTqNx3weQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.