
Pas vrasjes së motres së saj, Liridones, ka reaguar vëllau i viktimes, Leonard Ademaj, i cili ka falënderuar qytetarët për ngushëllimet që i kanë dërguar.
“Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë”, ka shkruar vëllau i Liridones, transmeton Gazeta10.
Ai tutje ka thënë që Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.
“Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, ka shkruar tutje vëllau i Liridones.
Ai në fund ka shkruar se shpreson që institucionet do t’i lejojnë që Liridonen ta kthejnë siç ka thënë ai nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.
