Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Shqipëria problemi i grupit”, Buffon paralajmëron kundërshtaret e saj

Gazeta10
03 December 2023 - 10:28

Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, për Rai-n foli shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon.

Legjenda italiane bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup.

“Të mos vendosim karrocën para kuajve”, theksoi Buffon ndërsa shtoi se Shqipëria ka treguar shumë vlera.

“Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulus, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”. Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë.

Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Buffon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.