Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, pronari i së cilës është arrestuar në lidhje me grabitjen në Suharekë

Gazeta10
03 December 2023 - 18:22

Pas arrestimit të grupit kriminal që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë ra në ‘kthetrat’ e Policisë gjatë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor. Në mesin e të arrestuarve është edhe T.B, pronar i argjendarisë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Argjendaria e këtij të fundit është bastisur edhe sonte nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë.

Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.