Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin e merituar

Gazeta10
04 December 2023 - 10:55

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vrasja e Liridonës duhet të marr dënimin e merituar duke theksuar se institucionet janë në krye të detyrës.

Kështu u shpreh ajo në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

Ne kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, Haxhiu shtoi se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta, sepse siç tha ajo, janë të shqetësuar me dhunën.

Ajo përmendi vrasjen e Liridona Ademajt, ku në mesin e tre të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti qe ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, u shpreh ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.