Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill thotë se duhet ndihmuar Serbia në rrugën e saj drejt Perëndimit

Gazeta10
08 September 2022 - 10:12

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë të organizuar nga Këshilli Atlantik, ka thënë se duhet ndihmuar Serbia në rrugën e saj drejtë Perëndimit, raporton Gazeta10.

Hill ka thënë se njerëzit mund t’i kenë përceptimet lidhur me trajtimin e liderëve në Kosovë dhe Serbi.

 “Ju e dini, njerëzit mund t’i kenë perceptimet e tyre. Perceptimet e tyre se ne po tregohemi shumë të butë ndaj Kryeministrit Kurti… ka shumë perceptime të tilla duke përfshirë edhe në vende si Prishtina”, tha Hill.

Tutje, ai ka thënë se në vend të perceptimeve duhet të mirremi me politikë, dhe politika është se duhet ndihmuar Serbia drejtë Perëndimit.

“Ne në vend që të mbështetemi në perceptime, le të mbështetemi në atë që është politika në të vërtetë, dhe politika është të përpiqemi ta ndihmojmë Serbinë të lëvizë drejt Perëndimit për ta ndihmuar atë me qëllimin e vet të vetëdeklaruar”, ka thënë tutje ambasadori amerikan. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.