Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Mirush Kabashi do të kujtohet për interpretimet e tij të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe

Gazeta10
05 December 2023 - 12:37

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lajmit për vdekjen e aktorit Mirush Kabashit.

Kurti tha se Kabashi do të kujtohet për shpirtin e fuqishëm artistik prej aktori.

“Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.   “

Ai ka kujtuar edhe disa nga veprat e aktorit tashmë të ndjerë.

“ Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit! “

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.