Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kam sjellë plus 26 milion euro buxhet nga partneritetet – Ministri Faton Peci

Gazeta10
05 December 2023 - 23:23

I ftuar në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, në Media10, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se i ka sjellë ministrisë që drejton plus 26 milion euro buxhet këtë vit nga partneritetet nderkombëtare si prej GIZ-it, Komisionit Evropian, Bankës Botërore, etj.

“Asnjëherë në Ministri nuk ka pasur partneritet si ai me GIZ-in si marrëveshje ndërkombëtare, ku në periudhën 2024-2027 do të implementojmë programin për agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural, në një vlerë prej 20.2 milion euro”, tha Peci.

Ai tutje ka thënë që nga janari, shkurti i vitit 2024 fillojnë procesin e akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ku kanë siguruar një fond prej 7 milion euro.

Peci tutje ka thënë që si shtet kemi thyer rekordin me të mbjella dhe eksportimin e produkteve bujqësore. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.