Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk i bezdisi shpesh”- Faton Peci e zbulon se a ia kthejnë mesazhet Osmani e Kurti

Gazeta10
06 December 2023 - 0:20

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se ka raporte të afërta me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ai në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka zbuluar se Osmani dhe Kurti në afat rekord i përgjigjen me sms çdoherë që iu shkruan.

“Është për mua admiruese se qysh një Presidente si t’i shkruaj në afat rekord mi kthen sms”, ka thënë Peci.

Ai njëjtë është përgjigjur edhe kur është pyetur për kryeministrin Kurti.

“Edhe kryeministri i kthen sms. E vërteta është se unë nuk i bezdisi shpesh, por e vërteta është se çdoherë që i shkruaj nuk ka ndodh një rast kur nuk me ka kthyer sms”, ka thënë Peci. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.