
Në një konferencë për media, kryetari të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se grevat ende vazhdojnë në mbështetje të mësimdhënësve nga të gjitha komunat edhe pse Qeveria ka ofruar dialog, raporton Gazeta10.
“raportet po tregojnë se greva po vazhdon dhe është unike, ajo që bie në sy dhe nuk është e mirë është mungesa e dialogut në vend të orëve të dialogut, Qeveria në përgjithësi po humb kohë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën por edhe duke vizituar një shkollë…mësimdhënësit dhe gjithë punëtorët e sektorit publik e kanë treguar unitetin dhe kjo grevë po vazhdon fatkeqësisht në mungesë të gatitshmërisë së Qeverisë të ulet me përfaqësuesit e sindikatës për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje, dhe kështu do të vazhdoj greva sepse kjo grevë është thirrur nga vetë të punësuarit…”, u tha ndër të tjera nga Jasharaj.
Tutje, ai tregoi se kjo grevë është duke u mbështetur edhe nga Unioni I Sindikatave në Europë.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me unionin e sindikatave të Europës dhe kemi marrur letër mbështetjeje në emër të 11 milionë anëtarëve që nënkupton të gjtha sindikatat e arimit që janë në Europë.”, tha Jasharaj./Gazeta10.