Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në një shtëpi në Viti, lëndohen katër persona

Gazeta10
06 December 2023 - 15:52

Sot, një shtëpi në fshatin Vërban të Vitisë është kapluar nga flakët dhe si pasojë janë lënduar katër persona.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe se këta të fundit kanë bërë lokalizimin e zjarrit.

“Me datën 06.12.2023 rreth 00:02 Stacioni Policor Viti ka pranuar informacion për një rast zjarri në një shtëpi në fshatin Verban komuna Viti. Njësitet Policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Nga ky rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtinit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe inspektori i zjarreve. Rrerhanat e rastit po hetohen nga hetues policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.