Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenca planifikon 6 mijë euro për dekorime për festat e fundvitit

Gazeta10
06 December 2023 - 16:56

Presidenca e Kosovës ka ndarë 6 mijë euro për dekorimin e oborrit  dhe hapësirave të këtij institucioni me rastin e festave të fundvitit.

Ky institucion tashmë ka nisur edhe procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë për të kryer këtë shërbim, shkruan Gazeta10.

Zyra e Prokurimit në Presidencë ka hapur tenderin për përzgjedhjen e Operatorit Ekonomikë dhe do të presë ofertat deri më 11 dhjetor.

Pas kësaj date pritet edhe të përzgjidhet kompania fituese e cila do të bëjë dekorimin e këtyre hapësirave para fesatve të fundvitit. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.