
Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke komentuar sfidat në sistemin e drejtësisë ka përmendur shqetësimet kryesore që kanë qytetarët në raport me institucionet e drejtësisë.
Ajo tutje e ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se qytetarët nuk e kuptojnë se çfarë realisht do të thotë reforma në drejtësi.
“Qytetarët më së shumti presin progres nga Qeveria dhe institucionet e drejtësisë, shqetësimet kryesore të tyre janë vonesat, dyshime për mos pavarësi në vendime, nderhyrje në vendime, mosefikasiteti në vendime, etj” ka thënë Haxholli.
Sipas saj shqetësime të tilla ka edhe në Raportin e Progresit. /Gazeta10/