Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lëndohen një i mitur dhe një burrë nga sulmet e qenve endacak në Pejë

Gazeta10
07 December 2023 - 13:56

Qentë endacak bëhen sërish shkak për alarm në rrugët e Pejës, kjo pasi një i mitur dhe një qytetar janë sulmuar nga një tufë qenësh në oborrin e një ndërtese në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet shqetësuese janë bërë publike nga media lokale Peja Fokus.

Në videon e bërë publike, shihet i mituri teksa përpiqet të mbrohet nga katër qenë endacak, të cilët e kanë sulmuar papritur.

Ky incident rrit shqetësimin lidhur me praninë dhe agresivitetin e qenve në zonë, duke u bërë shkak për frikë te banorët e zonës.
Vetëm një ditë më parë, një ngjarje tjetër e ngjashme ndodhi në të njëjtin vend, ku një vajzë u sulmua dhe si pasojë pësoi lëndime trupore. Shërbimi i ambulancës erdhi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar të kënduarën në spital.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.