
Në kryeqytet hasim shpesh në puseta të cilat po janë të rrezikshme për pjesmarrësit në komunikacion.
Një e tillë gjendet në pjesën afër EULEX-i. Në disa fotografi shihet puseta ‘shakt’ është në mes të rrugës.
Kjo puset ka vite qe është në gjendjen e tillë dhe në disa raste ka qenë edhe shkak i aksidenteve mes veturave, në pëpjekje për ta evituar atë, raporton gazeta10.
“Vrojtuesit e Lagjes” e kanë ngritur këtë shqetësim edhe me anë të disa fotografive.
“Gropa (shakt) Tek Eulexi qe po shkakton probleme! Shpresoj qe te rregullohet ky problem qe eshte qe nje kohe!”, shkruajnë vrojtuesit e lagjës.
Kjo gropë që vazhdon të jetë ende shqetësim, ndërsa kërkohet nga Komuna e Prishtinës qe të marrë ndonjë veprim për rregullimin e saj. /Gazeta10/

