Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Politikisht hesht si peshku në Prishtinë”- Matoshi dhe Gashi përplasen për veprimet qeveritare në veri

Gazeta10
07 December 2023 - 21:20

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10,  është duke u zhvilluar debat i ashpër rreth situatës në veri.

Komentorët politik Halil Matoshi dhe Blerim Gashi janë ‘përplasur’ rreth veprimeve qeveritare në veri, përderisa ky i fundit ka lavdëruar veprimet qeveritare në atë pjesë të Kosovës, Matoshi ka hedh kritika për politikën kosovare.

Blerim Gashi ka thënë se në aspektin e sigurisë institucionet e Kosovës duket që janë duke e bërë punën e tyre.

“Në teren kemi fitore kemi fitore të jashtëzakonshme të Republikës, jo të shqiptarëve kundër serbëve, ngase ne nuk i kemi serbët në veri armik të kësja Republike, nuk duhet ti shohim ashtu”, ka thënë Gashi.

Matoshi me këtë rast ka pyetur  Gashin se a ka ndonjë projekt Qeveria se çka me bë në veri.

“Unë isha pajtuar deri diku se ja ka vlejtur përdorimi i aparatit shtetërorë legal, nëse politika do t’iu shkonte veprimeve prapa. Por, politikisht hesht si peshku në Prishtinë dhe përdore policinë në një rajon të Kosovës, kjo e dëmton vetë esencën e shtetit tënd”, ka thënë Matoshi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.