Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sindikata e Sektorit Privat kërkon heqjen e kushtëzimit për marrjen e 50 eurove

Gazeta10
08 September 2022 - 14:04

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferencë për media, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largoj kushtëzimin për marrjen e 50 eurove në kuadër të Pakos për Inflacionin, raporton Gazeta10.

Ai ka theksuar se shumica e punëtorëve në këtë sektor nuk kanë mundësi t’i marrin këto mjete financiare.

“Një kërkesë që është e pashmangshme është ajo se Qeveria e Kosovës duhet ta largoj kushtëzimin lidhur me kompanitë private, nëse ato japin 50 euro edhe unë do t’i jap 50 euro”, tha Azemi.

Kurti kishte bërë të ditur se duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.