Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Tri vjet pas Banjskës, Morina: Sfidë kryesore sjellja e përgjegjësve para drejtësisë

Gazeta10
24 September 2026 - 10:12

Profesori në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, thotë se tri vjet pas sulmit në Banjskë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në aspektin policor dhe gjyqësor. Ai thekson se hetimi është zhvilluar, janë mbledhur prova dhe është ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, ndërsa tre prej tyre tashmë janë dënuar.

Megjithatë, sipas Morinës, çështja ende nuk mund të konsiderohet e përfunduar. Mbi 40 persona vazhdojnë të mos jenë përballur me drejtësinë, ndërsa personi që ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit ndodhet në Serbi.

Postimi i tij i plotë:

Tri vjet pas Banjskës, mund të themi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në aspektin policor dhe gjyqësor – këto janë :

-Është zhvilluar hetimi,

– Janë mbledhur prova,

– Është ngritur aktakuza ndaj 45 personave dhe tre prej tyre tashmë janë dënuar.

Por çështja nuk mund të konsiderohet e përfunduar.

  Mbi 40 persona ende nuk janë përballur me drejtësinë, ndërsa personi që ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit ndodhet në Serbi. Për një rast kaq të rëndë, sfida kryesore tashmë është sjellja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë dhe zbardhja e plotë e zinxhirit të organizimit, financimit dhe logjistikës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.