
Kryeministri Albin Kurti gjatë Kongresit të Partisë Socialdemokrate në Berlin, është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Në njoftimin për takimin me Scholz, Kurti nuk përmendi dialogun me Serbinë përveçse raportet Kosovë-Gjermani, si dhe ideologjinë e përbashkët politike
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti pas takimit me Scholz.
Kurti ka udhëtuar dje për në Berlin në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.
