Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Thaçit: 34% e kërkesave tona mbeten ende të pazgjidhura

Gazeta10
08 Shtator 2022 - 15:13

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se 34% e kërkesave të tyre mbeten ende të pazgjidhura, raporton Gazeta10.

Ai, ndër të tjera ka thënë se bëhet fjalë për 6300 dokumente që ende nuk janë nxjerrë në intepretim.

“34% e kërkesave tona mbeten të pazgjidhura dhe bëhet fjalë për mbi 6300 dokumente që ende nuk janë nxjerr në intepretim primar”, ka thënë avokati i Hashim Thaçit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë në sallë por janë duke e përcjellur seancën ndaj tyre përmes video lidhjes, raporton Gazeta10.

Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.