Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Man United e vë në shitje Eriksenin

Gazeta10
10 December 2023 - 11:00

Mesfushori danez, Christian Eriksen është vendosur në shitje nga Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shesin mesfushorin danez në merkaton e janarit, raporton Football Insider.

31-vjecari erdhi në “Old Trafford” në verën e vitit 2022, por tani e ka humbur pozitën e titullarit.

Mbetet të shihet nëse ekipi anglez do të pranojë oferta për shërbimet e ish-yllit të Tottenhamit dhe Interit.

Aktualisht, Eriksen është I lënduar dhe nuk është paraqitur që nga java e fundit e nëntorit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.