
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë punën çdo ditë për promovuar të drejtat e njeriut.
Ai ka thënë se në 75 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriu, Republika e Kosovës rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj kësaj Deklarate duke e bërë pjesë të Kushtetutës.
“Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur – sot dhe çdo ditë – për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.
Postimi i plotë:
On UDHR's 75th anniversary, the Republic of 🇽🇰 reaffirms its commitment to the Declaration, expressly enshrined in our Constitution. We continue to work tirelessly—today and every day—to promote & protect the rights of all, w/o exception & w/o discrimination. #HumanRightsDay2023
— Albin Kurti (@albinkurti) December 10, 2023