
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe marrëdhenieve trajner – kryesi.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Lavdim Pireva, Xhengiz Rexhepi, Sami Boroci, Blendi Memaj dhe në lidhje direkte Feti Murseli.
Gjatë diskutimit në studio foli edhe Bekim Isufi, analist i përhershëm i emisionit “Kampionët”.
“Kur është hedhur shorti për ndeshjet e Superligës, në Gjilan pritej me padurim. Gjatë tërë javës janë organizuar klubet e tifozët, gjersa pas përfundimit të ndeshjes është folur për tribuna e koreografi, mirëpo tash po përcjellet me më pak cilësi” – tha ai.
Tutje, Isufi bëri apel në drejtim të klubeve nga qyteti i Gjilanit.
“Hijeshia e derbit ka humbur pas shumë faktorëve, ndër to edhe mungesa e një stadium. Dy klubet duhet të protestojnë për stadiumin, të reflektohet pasi po humb qyteti i Gjilanit” – përfundoi ai.