
Bedri Elezi, ekspert i sigurisë i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Kanal10, ka komentuar edhe reagimet e ish presidentit Behgjet Pacolli, pas vrasjes së Liridona Ademajt.
Elezi ka thënë se Pacolli në reagimet e tij kishte shprehje imponuese.
“Kemi parë një reagim të Pacollit, kishte shprehje imponuese dhe ka tentuar të mbyllë debatet”, ka pasur tejkalime tek disa deklarime sa i përket privatësisë”, tha Elezi.
Ai tutje tha që ka pritur që Pacolli të ofrojë bashkëpunimin siç e ka bërë në të kaluarën, për kohën sa i akuzuari kishte përgjegjësi afër tij. /Gazeta10/