Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

UNI më 19 dhjetor laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni de Biasi

Gazeta10
12 December 2023 - 8:49

UNI – Universum International College, njofton se me datën 19 dhejtori 2023 nga ora 11:00 laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni de Biasi për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajningut shkencor të Kombëtares së Shqiperisë në të cilën kontribuan edhe shumë lojtarë të Kosovës. Biasi konsiderohet si themelues i shkollës së futbollit modern shqiptar që e vijojnë mjeshtrat tjerë të këtij sporti. Biasi ka bërë tërheqjen e të rinjëve në botën e sportit duke i afruar me modelin e suksesit dhe duke rritur ndjenjën e krenarisë.

Kjo ngjarje do të mbahet në kampusin e UNI – Universum International College në Prishtinë.

Përveç laurimit me çmimin Doctor Honoris Causa, De Biasi gjithashtu do të jetë folës nderi në darkën e bamirësisë të cilën UNI e organizon në bashkëpunim me Cure2Children për të ndihmuar femijët në Onkologji.

Detajet e ngjarjes:

Data: 19.12.2023;

Ora: 19:00;

Vendi: Swiss Diamond, Prishtinë/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.