Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërron jetë kryetari i OVL UÇK-së, dega në Sharr

Gazeta10
12 December 2023 - 9:54

Kryetar i OVL UÇK-së, dega në Sharr, Qerkin Krasniqi ka vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK’së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 12.12.2023 në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit).

“Kjo është firma e pastrimit që ka pasur Liridona bashkë me një person tjetër, në dokument duket se kush janë drejtuesit, Albert Jashari dhe Liridona Murseli.

“Biznesi “Diar dhe Diona B.”, është një tjetër biznes aktiv, që është si nënfirmë e të parës. Janë dy biznese që kanë dalë me humbje. Lejlas Cafe, biznesi nën pronësi të Liridona Murselit, ka të ardhura të mjaftueshme. Në këtë biznes, me letra në fillim e ka pasur Naimi, ai e ka shitur dhe është rimarrë nga Liridona”, u shpreh gazetari.

I pyetur nëse dihet më shumë rreth bashkëpronarit të kafesë, Albert Jashari, gazetari tha se ende nuk dihet për të, pasi ai nuk përbën rëndësi për zbardhjen e vrasjes së Liridonës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.