Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelensky në Washington mes bllokadës në Kongres të ndihmave për Ukrainën

Gazeta10
12 December 2023 - 15:33

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden dhe do të vizitojë Kongresin amerikan, në përpjekje për të bindur ligjvënësit që të ofrojnë më shumë fonde ushtarake për Ukrainën.

Zoti Zelenskyy do të takohet privatisht me senatorët dhe kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, para se të shkojë në Shtëpinë e bardhë për takimin me Presidentin Biden.

Vizita e udhëheqësit ukrainas vjen një ditë pasi bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi një fond prej 900 milionë dollarësh për Ukrainën nga programi i huasë prej 15.6 miliardë dollarësh i vendit.

Presidenti Zelenskyy falënderoi FMN-në dhe aleatët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij në luftë./VOA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.