Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori Abbott viziton Shtëpinë e të Moshuarve, pritet nga humanisti Kastrati

Gazeta10
12 December 2023 - 18:23

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka qenë sot për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.

Atje është pritur nga kryetari i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati.   

Ky i fundit e ka falënderuar ambasadorin Abbott për vizitën, me ç’rast e ka njoftuar atë rreth aktiviteteve të  Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’.

Sipas Kastratit, gjatë kësaj vizite është biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.

“Vizite te Shtepia e te Moshuarve

Sot patem nderin ta kemi per vizite Ambasadorin e Britanis se Madhe z. Nicholas Abbott.

Ambasadorin e njoftuam per aktivitetet e Shoqates sone si dhe biseduam rreth mundesise se bashkepunimit ne dobi te qytetareve

Faleminderit per viziten i nderuar z. Abbott”, ka shkruar Kastrati në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.