
Gazetari Kosovë Gjoci, duke komentuar arrestimin e veteranit të UÇK-së, Haxhi Shala ka thënë se ekziston tentimi për të mbuluar disa prej dështimeve të Gjykatës Speciale.
Ai tutje tha që raporti i Dick Martyt si edhe raporte tjera kanë rënë dhe janë hequr nga aktakuzat e ish ushtarëve rë UÇK-së.
“Fakti që kemi më shumë raste që po merren me atë se kush po e pengon drejtësinë, se kush po merret me dëshmitarë është kogja shumë tentim për me i mbulu dështimet e Gjykatës Speciale”, ka thënë Gjoci.
Ai tutje tha që në ditet e sotme edhe kur takohen njerëzit mes vete mund të jetë njeri prej tyre dëshmitar prandaj ai tha që duhet pasur kujdes gjatë takimeve, telefonatave dhe paraqitjeve televizive. /Gazeta10/