Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti kritikon Themeloren në Prishtinë: Kush udhëheq me pavarësinë e gjyqësorit?

Gazeta10
08 September 2022 - 17:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka disa ditë që është duke u konfrontuar me sistemin e drejtësisë në vend, gjyqtarët e prokurorët.

Gjithçka ka filluar pas rastit të 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona për orë të tëra.

Kurti ka adresuar kritika në drejtim të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, derisa ka marrë edhe kundërpërgjigje lidhur me rastin në fjalë.

Por, kreu i Qeverisë sot në mënyrë specifike i ka reaguar edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke i akuzuar se s’po e trajtojnë një lëndë të Lëvizjes Vetëvendosje që ka të bëjë me një pronë publike në Prishtinë.

Kurti thotë se kërkesa e asamblistëve të VV-së për masën e sigurisë për këtë rast s’ka marrë përgjigje as pas një muaji, derisa thotë se ankesa e PDK-së për tarifat e energjisë elektrike kishte marrë përgjigje për 3 ditë.

Në fund të reagimit të tij, Kurti ka pyetur se kush vendos për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve, s’i ndahen lëndët dhe kush vendos për pavarësinë e gjyqësorit.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.