Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ben Emmerson i kërkon komunës së Prishtinës ta nderoj kontributin e Andrew Strong

Gazeta10
12 December 2023 - 22:28

Ben Emmerson, avokat i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndjekur aktivitetet  që sot janë zhvilluar në Prishtinë në nderim të jetës dhe vepres së avokatit Andrew Strong, i cili ka vdekur dje.

Avokati Emmerson ka publikuar një fotografi të avkatit të ndjerë Andrew Strong në Prishtinë, ku në prapavijë shihet fotografia e ish Kryetarit të Kuvendit, Kadi Veseli në zyret e PDK-së.

Ai përmes statusit në fjalë ka thënë se Kadri Veseli ka shprehur shpresën se autoritetet komunale të Prishtinës do ta njohin kontributin e tij në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës me një monument apo rrugë të përhershme që mban emrin e tij.

“E sot Kadri Veseli ka shprehur shpresën se autoritetet komunale të Prishtinës do ta njohin kontributin e tij në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës me një monument apo rrugë të përhershme që mban emrin e tij”, ka shkruar Emmerson në rrjetin social “X”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.