Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Man United eliminohet nga Liga e Kampionëve, Bayerni vazhdon tutje si lider

Gazeta10
12 December 2023 - 23:45

Manchester United është eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa Bayern Munichi ka siguruar kalimin në raundin e 16-të të kësaj gare.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel shënoi fitore minimale sonte ndaj skuadrës së Erik ten Hag, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për kampionët e Gjermanisë e shënoi Kingsley Coman (70’).

Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 16 pikë dhe tutje kalon si lider i grupit, me një bilanc prej pesë fitoreve dhe një barazimi.

Manchester United eliminohet nga garat evropiane, duke mos arritur që të vazhdojë së paku në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” pozicionohen të fundit në grup me vetëm 4 pikë dhe me një bilanc prej katër humbjeve, një barazimi dhe një fitoreje.

Nga Grupi A tutje ka kaluar edhe Copenhagen, kurse Galatasaray do të vazhdojë në Ligën e Evropës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.