Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bes Kallaku thyen heshtjen, flet për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj

Gazeta10
13 December 2023 - 16:36

Bes Kallaku ka folur për herë të parë për aludimet për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.

Ai ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer këtë pjesë dhe se si e kanë pritur.

“A e di ku më vret më shumë, më ka thënë një prift diçka shumë të bukur për Shqipërinë. Prift i huaj italian. Ky mund të jetë vend më i bukur nga Zoti por më i mallkuar nga robi”, u shpreh fillimisht ai.

Artisti shqiptar mes tjerash theksoi: “Ne kemi një dëshirë vet-mallkimi për vendin tonë dhe për ata që ecin para. Kjo është shumë problem, përgjithësisht ne duam të bëhemi të mbarë brenda ditës. Nëse nuk mund të bëhemi brenda ditës themi, si u bë ai legeni. Besi ka 21 vite që punon. Që punoj në televizion, koncerte. Bëhesh nëse punon dhe ke vendosur të punosh. Edhe tjetra pastaj është që, ne kemi dëshirë shumë të madhe që të vërtetën ta pranojmë për gënjeshtër dhe gënjeshtrën për të vërtetë”.

Ai shtoi: “Vjen një moment që mbushesh aq shumë sa duhet të bësh një lloj reagimi. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën. Kur një njeri është i pastër, i rregullt, vjen një moment kur vritesh nga të gjithë fjalët. Gjithsesi, të jesh në rregull me ata nalt, për të tjerët rrotull le të thonë sepse ka diçka edhe përflitesh për gjithçka”.

Besa dhe Xhensila vlen të ceket se janë bashkë që shumë vite dhe kanë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.