Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bëhen pesë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Gazeta10
14 December 2023 - 8:10

Para 5 vjetësh, Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim kishte miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohej transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Ndonëse emri i FSK-së nuk pësoi ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlerësohej se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa vitesh.

Bëhej fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 “Nga ky moment, zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga ky çast janë ushtarë të Kosovës, të cilëve ua urojmë Ushtrinë e Kosovës”, kishte deklaruar në atë kohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pastaj, pas vendimit të Kuvendit, një ceremoni ku ishte prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës ishte mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, ceremoni në të cilën kishin marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.