Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon kryeministren Meloni, theksohet përkrahja e Italisë ndaj Kosovës

Gazeta10
14 Dhjetor 2023 - 9:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Në një status në Facebook Osmani ka shkruar se në këtë takim ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat. Llogarisim në lidershipin e kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Takimi është zhvilluar në Bruksel, ku Osmani ka qëndruar edhe të mërkurën, ku ka marr pjesë në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.