Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mustafa pret aktgjykimin e Apelit, kryetarja e trupit gjykues: Moment i rëndësishëm për Gjykatën Speciale

Gazeta10
14 December 2023 - 10:15

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa po pret aktgjykimin e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kryetarja e trupit gjykues ka nisur të tregojë argumentet e trupit të gjykatësve të Apelit.

Ajo fillimisht foli për aktgjykimin që so të shpallet sot si “moment të rëndësishëm për Dhomat e Specializuara”, raporton Gazeta Express.

Apeli i Gjykatës Speciale sot do të shpallë aktgjykimin e parë, ndërsa kryetarja e trupit gjykues tha se ky është “hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe llogaridhënies”.

Mustafa u dënua me 26 vjet burgim për vrasje në shkallë të parë për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. 

Seancën mund ta ndiqni direkt këtu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.