Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltarët gjerman e francez, të premtën Kosovë

Gazeta10
08 September 2022 - 19:19

Raporti: Gentiana Gashi/Gazeta10 

Dy këshilltarët e emëruar nga kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti francez Emanuel Makron do të vizitojnë Kosovën. Zyrtarë të BE-së kanë thënë se ardhja e tyre në Prishtinë dhe Beograd, së bashku me të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajqak, ka për qëllim të çohet përpara procesi i dialogut. Kryeministri Kurti ka mirëpritur ardhjen e tyre, por ka refuzuar të jap detaje për temat që pritet të diskutohen, shkruan Kanal10.

Kosova do të jetë destinacioni i parë i dy këshilltarëve të emëruar për dialogun nga Gjermania dhe Franca.

Së bashku me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, pritet të diskutojnë me kryeministrin Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është përparimi në dialog.

“Ata së bashku do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën dhe do të zhvillojnë takime të ndara me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Qëllimi është të diskutohet se si të çohet Dialogu përpara”, Peter Stano – Zëdhënës i BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka qenë shumë i rezervuar rreth temave që do të fliten në takim, derisa ka thënë se mirëpret angazhimin e ndërkombëtarëve në dialog.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë thënë për Kanal10 se faktori ndërkombëtar ka rritur angazhimin në përshpejtimin e procesit të dialogut dhe arritjen e marrëveshjeve.

Analisti politik, Akri Çipa, thotë se do të ketë presion ndaj të dyja palëve për t’i dhënë epilog procesit dialogues.

Ndërkaq, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, ka deklaruar se çështja e targave të automjeteve, do të jetë kërkesë kyçe, për të cilën do të kërkohet që të ketë finalizim.

Kosova dhe Serbia së fundmi arritën marrëveshje për dokumentet e identifikimit, derisa për tabelat e automjeteve palët nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Emisarët e dialogut kanë rritur presionin ndaj Kosovës për të formuar asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.