Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rekomandohet që sot të mos vizitohet qendra e skijimit në Brezovicë: “Është shumë keq, ka 1 metër borë”

Gazeta10
16 December 2023 - 9:13

“Është shumë keq, ka 1 metër borë”, rekomandohet që sot të mos vizitohet qendra e skijimit në Brezovicë

Reshje të dendura bore kanë mbuluar zonën malore në Brezovicë.

Sot, nga atje bëhet e ditur për gjendjen e rënduar ku dhe rekomandohet që mos të vizitohet qendra e skijimit.

Po ashtu, në njoftimin e Brezovica.info bëhet e ditur se deri më tani bora ka arritur në 1 metër, ndërsa është pastruar vetëm një rrugë.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq. Ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. Rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë”, thuhet ndër njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.