Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori amerikan tregon çka bisedoi në takim me ministren Rizvanolli

Gazeta10
19 December 2023 - 11:36

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur të hënën në zyrën e tij ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Hovenier në njoftimin e sotëm për takimin, ka thënë se SHBA-ja përkrah tranzicionin e Kosovës në një të ardhme energjetike më të qëndrueshme, veçanërisht përmes programeve të USAID dhe MCC-së, shkruan Gazeta10.

Ai tutje ka thënë se SHBA mezi pret të shoh teksa Kosova bën përparim në Udhrrëfyesin për Energjinë dhe ka potencuar se Kosova ka një të ardhme energjetike të ndritshme.

“Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.