Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK: Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar, takimi Osmani – Haradinaj nuk është realizuar

Gazeta10
19 Dhjetor 2023 - 15:50

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ndonëse i pari i AAK-së kishte shkuar dje në Presidencë.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, ka treguar për gazetën Nacionale, se Haradinja ka shkuar në Presidencë në kohën e përcaktuar nga shefja e shtetit, por kjo e fundit nuk e ka respektuar orarin e caktuar.

Në këtë mënyrë, Haradinaj ka refuzuar ta presë presidenten Osmani dhe është larguar nga Presidenca.

“E kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemajli.

Takimi Osmani Haradinaj ishte planifikuar të mbahej dje në ora 12:00.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.