
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bashkë me Zonjën e Parë, Jill Biden, kanë shprehur ngushëllimet e tyre me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, duke e quajtur atë “burim krenarie për breza të tërë”.
“Mbretëresha Elizabeth II ishte më shumë sesa një monarke. Ajo shenjoi një epokë. Sot, lutjet tona dhe të të gjithë njerëzve në ShBA janë me popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth. Ne u shprehim ngushëllimet më të thella Familjes Mbretërore, të cilët nuk po vajtojnë vetëm Mbretëreshën e tyre, por nënën e dashur, gjyshen dhe stërgjyshen”, thuhet në komunikatë./Gazeta10